Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në Ferizaj ka arrestuar një person të kërkuar nga gjykata, mbrëmjen e së martës, më 9 dhjetor 2025.
Sipas njoftimit, rreth orës 18:00, policia kishte marrë informacione se personi i kërkuar F.M. (36 vjeç) po qëndronte në një klub fitnesi në Ferizaj.
Ai ishte në kërkim në bazë të një urdhërese aktive të Gjykatës Themelore të Ferizajt për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.