Tre persona janë arrestuar sonte në Prishtinë, të dyshuar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale”.
Siç njofton Policia, të arrestuarit janë: A.H. (mashkull, 44 vjeç), E.I. (mashkull, 32 vjeç), dhe A.Z. (mashkull, 25 vjeç).
Puna hetimore ka vazhduar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, të cilët kanë bërë mbledhjen e dëshmive për rreth 10 raste, ku dyshohet se personat e dyshuar janë të përfshirë.
