Njësia e Hetimeve Rajonale, përkatësisht Ekipi i Krimeve Kibernetike në Gjilan, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, më 8 dhjetor ka iniciuar veprime fillestare hetimore lidhur me një rast të dyshimit të veprës penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulese ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave bankare apo kreditit”.
Gjatë zhvillimit të procedurave hetimore, bazuar në njoftimin e Policisë së Kosovës, janë siguruar prova të besueshme se dy të dyshuar të mitur për një periudhe kohore, dyshohet se përmes mashtrimit kanë keqpërdorur të dhëna bankare të disa qytetarëve me qëllim përfitimi material të kundërligjshëm, transmeton Klankosova.tv.
