Dy ish-drejtues të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, janë në mesin e të 40 të arrestuarve në aksionin e Prokurorisë në Prizren.
Ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku bashkë me ish-drejtorin e Financave në BKS, Valon Berisha, dyshohen t’iu kenë lëshuar para qytetarëve të ndryshëm në emër të sigurimeve në vlera mijëra euro.
Siç raporton “Betimi për Drejtësi“, nga këto para, qytetarët një pjesë të tyre dyshohet t’ua kenë dhënë vetë atyre në cash.
Në mesin e personave të arrestuar deri më tani raportohet të jetë janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), si dhe Valon Berisha, ish-drejtor i Financave në BKS.
Aksioni është në vazhdim dhe deri tani janë arrestuar disa persona nën dyshimin që kanë përfituar kundërligjshëm.
