Detaje të reja janë zbuluar lidhur me plagosjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.
Sipas Insajderit, në momentin e ikjes nga vendi i ngjarjes, të dyshuarit kanë qenë tre persona në një veturë. Gjatë tentativës për t’u larguar, atyre u ka rënë çelësi i veturës, gjë që ka bërë që automjeti të mbetet në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, hetimet për rastin e plagosjes janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare lidhur me identitetin e të dyshuarve apo motivin e ngjarjes.
