Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka përkujtuar sot Kolonelin Tahir Zemaj në 23-vjetorin e vrasjes së tij, duke e cilësuar si një figurë të shquar, shkruan Gazeta Demos.
Përmes një shkrimi në Facebook, Zemaj u shpreh se grada e Kolonelit Tahir Zemaj nuk ishte thjesht një titull formal, por një mision.
“Përjetësisht Kolonel. Grada jote nuk ishte vetëm titull, por mision. Emri yt ecën përpara nesh, si urdhër dhe frymëzim”, ka shkruar Zemaj.
