Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Armë pa leje, bagëti të dëmtuara dhe veturë e paregjistruar, 36-vjeçari nën hetime

GD
Gazeta Demos4 janar 2026 në 18:02
Armë pa leje, bagëti të dëmtuara dhe veturë e paregjistruar, 36-vjeçari nën hetime

Policia e Kosovës ka iniciuar rast penal ndaj një personi në lidhje me veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Dëmtim apo asgjësim i pronës”.

Sipas njoftimit zyrtar, më datë 28.12.2025, në stacionin policor në Shtime është raportuar rasti i dëmtimit të pronës, ku pala e dëmtuar ka deklaruar se dy krerë bagëti (dhi) i janë dëmtuar nga qentë e një personi tjetër. Po ashtu, është raportuar se i dyshuari posedon armë gjuetie pa leje.

Pas veprimeve hetimore, më 04.01.2026, policia ka dalë në vëzhgim në fshatin Pjetërshticë, bazuar në informacione se i dyshuari po lëvizte me një veturë tip Pickup dhe ishte parë në zonën malore të fshatit. Rreth orës 10:00, i dyshuari është hasur në fshatin Krojmir të Lipjanit.

Pas identifikimit, i dyshuari ka pranuar veprat për të cilat dyshohet, përfshirë posedimin e një arme gjuetie pa leje. Arma është konfiskuar nga policia, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Stacioni Policor në Lipjan.

Gjatë verifikimit, policia ka konstatuar se automjeti me të cilin lëvizte i dyshuari nuk ishte i regjistruar që nga viti 2021. Si rezultat, automjeti është konfiskuar dhe ndaj tij është shqiptuar gjobë për kundërvajtje.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa nga rasti fillestar “Shënim zyrtar” është iniciuar rast penal. I dyshuari B.O., 36 vjeç, është liruar në procedurë të rregullt hetimore

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 12:22I kërkuar nga Interpoli për rrëmbim fëmije, i dyshuarit ekstradohet nga Kosova për në Spanjë
  • 12:21Çmimet e naftës rriten për mbi 2% pas kërcënimit të Trumpit për “luftë ekonomike” ndaj Iranit
  • 12:19Dogana e Kosovës ndalon pajisje të dyshuar për përdorim ushtarak
  • 12:13I riu që vdiq në vetaksidentin në Smrekonicë varroset sot
  • 12:09Franca zgjedh ambasadorin e ri në Kosovë