Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Armatosja e FSK-së në bazë të planit të qeverive të kaluara, Maqedonci: Është tejkaluar, ushtria ka disa qindra autoblinda

GD
Gazeta Demos16 gusht 2025 në 21:59
Armatosja e FSK-së në bazë të planit të qeverive të kaluara, Maqedonci: Është tejkaluar, ushtria ka disa qindra autoblinda

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkruar për kontigjentin e dytë të automjeteve të blinduara ASV të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat tashmë kanë ardhur në Kosovë.

Sipas tij, këto mjete ishin kontraktuar në prill të vitit 2024, ndërsa pagesa për to u ekzekutua në qershor të po atij viti.

Maqedonci tha se sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, FSK-ja duhej të arrinte disa dhjetëra automjete të blinduara deri në vitin 2028. Por, deri në vitin 2025, ushtria e Kosovës ka arritur të pajiset me disa qindra autoblinda, duke e tejkaluar me 207% numrin e parashikuar tre vite më herët.

“Me këtë dinamikë të pajisjeve dhe me investimet në rritje, Kosova po e forcon ushtrinë e saj, duke i shtuar kapacitetet dhe duke e bërë atë më ndërvepruese me aleatët tanë rrugës për në NATO”, tha Maqedonci.

Ai përkujtoi se buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së ka kaluar nga 67 milionë euro në vitin 2021, në 208 milionë euro në vitin 2025, pa përfshirë alokimet shtesë.

Ministri theksoi se investimet në pajisje ushtarake, bashkë me rekrutimin dhe trajnimin e kuadrove të rinj, po e bëjnë FSK-në një forcë më profesionale dhe një garanci për mbrojtjen e sovranitetit të vendit.

Më shumë nga Lajme

  • 18:14Aksident fatal me motoçikletë në Gjonaj, vdes 22-vjeçari
  • 17:55Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
  • 17:22Haxhiu në ceremoninë e diplomimit të policëve të rinj: Mendësia patriarkale është në kundërshtim me detyrën tuaj
  • 17:16Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
  • 15:59Qasja e paligjshme e punëtores së Raiffeisen-it në llogaritë e Përparim Ramës, Prokuroria nis hetimet