Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arifi: Lista Serbe është e vdekur politikisht në Serbi, me këto veprime në Kuvend po e rikthejmë

GD
Gazeta Demos1 shtator 2025 në 22:47
Arifi: Lista Serbe është e vdekur politikisht në Serbi, me këto veprime në Kuvend po e rikthejmë

Analisti politik Avni Arifi ka thënë se deklaratat që janë bërë së fundmi ndaj Listës Serbe, si dhe mosvotimi i kandidatit të këtij subjekti për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, vetëm po e rikthejnë këtë parti në skenë.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, ai ka pohuar se veprimet e fundit ndaj Listës Serbe vetëm po i përmirësojnë imazhin e këtij subjekti politik në Serbi dhe tek komuniteti serb në Kosovë.

“Kjo punë me Listën Serbe, në parim, çfarë po ndodh më Listën Serbe është si një terapi për ata për rikthim në skenë. Duhet t’i shohim gjërat nga një prizëm tjetër, jo nga ai i shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të tij, por nga ai i Serbisë. Lista Serbe atje ka ndërtuar një imazh shumë të keq. Së pari, ata shihen si njerëz të Aleksandar Vuçiqit dhe janë — janë parë edhe në tubime — që njerëzit e Listës Serbe i qëndrojnë më afër Vuçiqit sesa mbrojtjes së afërt. Atje i shohin si një krah gjysmë ushtarak apo ushtarak të Vuçiqit. E dyta, ata urrehen në Serbi, sepse përmes krimit të organizuar kanë krijuar pasuri marramendëse dhe ndërtojnë objekte; janë njerëz arrogantë”, tha Arifi.

“Imazhi i tyre në Serbi është për tokë, dhe edhe tek qytetarët serbë, Lista Serbe konsiderohet fajtore për tërheqjen e policëve, gjyqtarëve dhe stafit nga administrata e shtetit të Kosovës. Faktikisht, ata e shohin këtë si faj të Listës Serbe, që institucioneve të Kosovës iu është mundësuar të vendosin sovranitetin në veri pa pengesa,” theksoi Arifi.

Në fund, ai shtoi: “Pra, në kohën kur imazhi i tyre edhe në skenën politike të Serbisë është për tokë, dhe kur ata janë të vdekur politikisht në Serbi, ne dalim dhe u krijojmë mundësi që përmes nacionalizmit të rikthehen në skenën politike dhe të marrin një përkrahje më cilësore nga mekanizmat e ndryshëm.”

Avni Arifi

Më shumë nga Lajme

  • 15:54Aksion para Qeverisë: Deputetë, kush s’mbështet ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Specialen, përballet me popullin!
  • 15:33Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale
  • 15:32“Ju presim para Parlamentit Evropian”, në Bruksel e Danimarkë protestohet nesër për çlirimtarët
  • 15:29Ministria e Drejtësisë për Ligjin e Speciales: Kërkon vlerësim të mëtejshëm të specializuar në Kuvend
  • 15:28Cakolli: Procedura për Ligjin e Speciales vështirë të përfundojë para 6 tetorit