Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arifi: Kurti tradhtinë e ka në gjak dhe traditë, edhe Serbia e ka vërejtur këtë

GD
Gazeta Demos7 prill 2026 në 20:20
Arifi: Kurti tradhtinë e ka në gjak dhe traditë, edhe Serbia e ka vërejtur këtë

Politikani shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shqiprim Arifi, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, pas deklaratave të këtij të fundit kundër mediave.

Arifi ka thënë se mediat kanë ngelur, siç u shpreh ai, armiku i vetëm I Kurtit

“Kurti, i cili tradhtinë e ka armë kryesore për të arritur qëllimin e pushtetit total dhe që e ka përdorur pandërprerë, fillimisht ndaj shokëve të tij partiakë, pastaj ndaj partive politike shqiptare, partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës, si dhe ndaj shqiptarëve të Luginës dhe Maqedonisë, tashmë ka mbetur vetëm me një “armik”: Media, sepse ndër të tjera e mbron UÇK-në”, ka deklaruar ai.

Sipas Arifit, “Kurti dhe mbështetësit e tij të paguar, si Gashi, Surroi e shumë të tjerë, synojnë të riprogramojnë vetëdijen e shoqërisë shqiptare”.

“Sot, këshilltarët dhe mbështetësit e tij, të paguar nga mafia energjetike, e cila ndër vite është mbështetur aktivisht nga qeveria e Kurtit, po e udhëheqin hapur frontin e fundit publik kundër mediave dhe UÇK-së”, thotë më tej ARifi.

“Edhe njëherë ju rikujtojmë se, Kurti tradhtinë e ka në gjak dhe traditë. Edhe Serbia e ka vërejtur këtë shumë herët dhe për këtë arsye, e ka shfrytëzuar si argat që nga momenti i konferencës së famshme për media, para burgut të Nishit, me qëllim shkatërrimin e vetëdijes shqiptare në të gjitha trojet dhe përuljen e saj ndaj Serbisë”.

shqiprim arifi

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë