Analisti politik Avni Arifi ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar se po e çon vendin drejt zgjedhjeve pa një program të qartë qeverisës .
Sipas tij, kjo parti nuk ka plan ekonomik apo vizion për zhvillimin e vendit dhe bashkimin e shoqërisë, ndërsa ka vlerësuar se retorika e saj politike nuk i shërben stabilitetit dhe perspektivës së Kosovës.
Arifi ka shprehur gjithashtu shqetësim për drejtimin ideologjik të Vetëvendosjes, duke e lidhur atë me politika të majta ekstreme dhe duke paralajmëruar pasoja për zhvillimin dhe mirëqenien e vendit
