Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arianit Koci reagon ashpër ndaj deputetëve: Po e hanë djersën e popullit më të varfër në Evropë

GD
Gazeta Demos10 shtator 2025 në 10:09
Arianit Koci reagon ashpër ndaj deputetëve: Po e hanë djersën e popullit më të varfër në Evropë

Avokati i njohur Arianit Koci ka reaguar me tone të ashpra ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët, sipas tij, po marrin rroga të plota pavarësisht faktit se nuk po e kryejnë punën për të cilën janë zgjedhur.

Në një postim të bërë në rrjete sociale, Koci ka thënë se është turp i madh që deputetët vazhdojnë të paguhen, ndërkohë që Kuvendi është jashtë funksionit prej muajsh, e populli – sipas tij – është në gjendje të rëndë ekonomike.

“Turp! Turp! Turp! Po e hanë djersën e popullit më të varfër në Evropë,” shkruan ai, duke shtuar se qytetarëve që mezi mbijetojnë po u merren taksat për t’ua mbushur xhepat atyre që nuk po bëjnë asgjë.

Koci ka bërë thirrje që deputetët, së paku, ta dhurojnë një pjesë të rrogës për njerëzit në nevojë, duke e cilësuar këtë si një “minimum moral” që duhet ta përmbushin.

Ai u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të mos heshtin, por të kërkojnë llogari dhe të reagojnë publikisht:

“Nëse heshtim sot, nesër do të jetë edhe më keq.”

Në fund, avokati thekson se protestat dhe reagimet e tij nuk janë të kota, duke thënë se konsistenca dhe përsëritja e vazhdueshme e kërkesave është mënyra e vetme për të vepruar përballë politikanëve që kujdesen vetëm për interesin e tyre personal .

Më shumë nga Lajme

  • 22:26Vajza e Sahit Jasharit: Historia e Kosovës nuk fillon e as nuk mbaron në Hagë
  • 22:18Çitaku: Kosova në këmbë, s’kemi me u ndalë
  • 22:10Ledri Vula për ish-krerët e UÇK-së: Këta njerëz të mëdhenj kanë luftu, e padrejtësisht janë dënu
  • 22:02Veterani Shyti për ish-krerët e UÇK-së: Liria erdhi nga këta vizionarë, trima dhe burrështetas
  • 22:00Qytetarët kërkojnë hapjen e një fondi për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë