Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi ka ftuar studentët, të rinjtë, profesionistët dhe ekspertët që të bashkëpunojnë me të për çështje që lidhen me punën parlamentare dhe proceset vendimmarrëse në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka ftuar veçanërisht studentët e marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacisë, ekonomisë dhe financave, që të njihen nga afër me funksionimin e këtyre komisioneve dhe punën e Kuvendit.
Postimi i plotë:
FTESË E HAPUR PËR STUDENTËT DHE TË RINJTË QË DUAN TA NJOHIN NGA AFËR PUNËN E KUVENDIT TË KOSOVËS!
Në këtë mandat, do të jem anëtare e
Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe e
Komisionit për Buxhet.
FTOJ VEÇANËRISHT STUDENTËT e marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacisë, ekonomisë, financave dhe fushave të ngjashme, që kanë interes të njihen nga afër me punën parlamentare, proceset vendimmarrëse dhe funksionimin e këtyre dy komisioneve.
PO ASHTU, FTOJ PËR BASHKËPUNIM PROFESIONISTË, EKSPERTË DHE TË GJITHË ATA që vlerësojnë se me dijen, përvojën dhe idetë e tyre mund të kontribuojnë në këto fusha.
Besoj në një Kuvend të hapur ndaj dijes, ideve të reja dhe bashkëpunimit.
Dyert e mia do të jenë të hapura, sepse të rinjtë nuk duhet të jenë vetëm vëzhgues të institucioneve, por edhe pjesë aktive e zhvillimit të tyre!
Për interesim, ide apo bashkëpunim, mund të më shkruani në emailin tim zyrtar:
Ariana.musliu.shoshi@assembly-kosova.org