OE ARF Sh.P.K këtë të hënë është futur në Listë të Zezë nga Organi Shqytues i Prokurimit ( OSHP ) dhe është diskualifikuar për një vit nga pjesëmarrja në tendere në Kosovë.
Aktiviteti i Prokurimit që ishte bazë e shqyrtimit të ankesës nga OSHP, ka të bëj me “Furnizimin me material të ndryshëm për nevojat e Spitalit Përgjithshëm Gjilan”, inicuar po nga Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, shkruan Gazeta Demos.
Në pikën II të Vendimit, bëhet e ditur diskualifikimi nga pjesëmarrja në aktivitetet e prokurimit.
Në arsyetimin e këtij vendimi, bëhet se kompania në fjalë ka falsifikuar nënshkrimin e një dizajneri ( L. Tashi ).
