Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryeministër, Ardian Gjini, ka vizituar sot fabrikën “Kamila Chocolate” në Korishë të Prizrenit, duke e cilësuar atë si një nga shembujt më të suksesshëm të prodhimit vendor në Kosovë.
Gjatë vizitës, Gjini vlerësoi suksesin e fabrikës, e cila që nga viti 2008 ka arritur të punësojë mbi 100 persona dhe të eksportojë produktet e saj në më shumë se 35 shtete të botës.
“Kënaqësi e veçantë të vizitoja sot fabrikën ‘Kamila Chocolate’ në Korishë të Prizrenit, një shembull i shkëlqyer i suksesit vendor. Bizneset si ky janë shtylla e ekonomisë sonë, prandaj prioriteti ynë mbetet mbështetja e tyre e pakursyer”, ka theksuar Gjini.
