Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arber Tolaj, ka uruar Ardian Gjinin për zgjedhjen si kryetar i ri i AAK-së dhe kandidat për Kryeministër. Tolaj e cilësoi Gjinin si figurë që do ta udhëheqë Aleancën me përgjegjësi dhe vizion drejt sfidave të reja politike.

“Urime të përzemërta Kryetarit të ri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidatit tonë për Kryeministër, z. Ardian Gjini”, ka shkruar Tolaj.