Në Drenoc është mbajtur një takim me banorët e regjionit të Vokshit, ku kandidati i AAK-së për deputet, Arbër Tolaj, me numër 5 në listë, u mirëprit ngrohtësisht nga qytetarët.

Tolaj theksoi se nga ky tubim, në sytë e secilit prej banorëve u pa vendosmëria për ta mbrojtur për t’i dhënë jetë projektit të tyre të përbashkët.

“Kjo mbështetje fisnike, është dëshmia më e pastër se programi ynë nuk është vetëm një ofertë, por është amanet që po e jetësojmë bashkë. ​ Faleminderit banorë të Drenocit, regjioni Vokshit që jeni rrënja e pathyeshme e fitores sonë!”, tha Tolja.