Kandidati i AAK-së për deputet, Arbër Tolaj, ka kritikuar qeverinë për mungesën e ndërtimit të Stadiumit Kombëtar të futbollit edhe pas më shumë se pesë vitesh qeverisje.
Sipas Tolajt, pavarësisht sukseseve historike që po arrijnë futbollistët e Kosovës dhe afrimit me kualifikimin në Botëror, shteti ka dështuar t’u krijojë kushte dhe infrastrukturë dinjitoze sportistëve dhe tifozëve.
Ai ka vlerësuar se stadiumet aktuale nuk i përmbushin kriteret për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare, duke e quajtur këtë “paaftësi dhe mungesë vullneti për të investuar në rininë dhe sportin”.
Shkrimi i tij:
Mbi 5 vjet qeverisje, pesë vjet neglizhencë e premtime boshe, dhe Kosova ende nuk ka Stadium Kombëtar të futbollit.
Është absurde se si në periudhën kur djemtë tanë në futboll po korrin sukseset më të mëdha historike dhe ishim aq afër kualifikimit në Botëror, shteti dështon t’u ofrojë atyre dhe tifozëve tanë të mrekullueshëm një stadium dinjitoz.
