Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit

GD
Gazeta Demos22 gusht 2026 në 20:04
Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit

Dy vite pasi që kishte qenë temë kyçe për një kohë, Ura e Ibrit, më saktësisht, hapja e saj, sërish është vendosur në qendër të vëmendjes në skenën politike e mediale të Kosovës, por edhe më tej se kaq. Qëndrime që kërkojnë hapje, të tjera që kërkojnë konsultime, e të atilla që kundërshtojnë hapjen e saj, janë ato që bëjnë pjesë në debatin e këtyre ditëve. Krejt kjo ndodhi pas lajmeve për tërheqjen graduale të KFOR’it nga kjo urë.

Nga ana e Kosovës, qeveria është shprehur pro hapjes së saj. Vetë kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, tha se ura e Ibrit duhet të hapet, pasi që, siç tha ai, ‘’është absurde’’, që e njëjta të qëndrojë e mbyllur teksa urat e reja janë ndërtuar.

‘’Duhet të përkujtojmë që pas ndërtimit të urave të reja është bërë absurde që ajo urë të mbahet e mbyllur dhe fakti që qytetarët kanë qarkulluar lirshëm në këto urat e reja dhe nuk ka shtim as të incidenteve e as të tensioneve tregojnë që qarkullimi i njerëzve dhe mallrave, liria gjithnjë më e madhe e lëvizjes është e dobishme jo vetëm për ekonominë, por edhe për paqen e ekonominë”, ka deklaruar Kurti në konferencën e sotme.

Pro kësaj ideje, u shfaq edhe Bashkimi Evropian. Këta të fundit, ditë më parë për Express, theksuan se ‘’siç është përmendur edhe në raportin e vitet të kaluar’’, ura e Ibrit duhet të hapet.

“Qëndrimi i BE-së për urën ka qenë gjithmonë i qartë: pasi të kompletohen punimet në urën Austerlitz në Mitrovicë, si dhe vlerësimet dhe konsultimet shtesë, ura duhet të hapet. Mund të konfirmojmë, siç është përmendur tashmë në raportin vjetor të vitit të kaluar, se ky është vërtet rasti”, thanë nga BE.

Porse, qëndrimi tyre nuk ishte vetëm kaq. Anipse, BE tha se ura duhet të hapet, nga unioni theksuan se kjo duhet të bëhet në ‘’konsultime kuptimplota ndërmjet komunave të prekura dhe institucioneve qendrore të Kosovës”.

Zëdhënësja e KE’së, Anita Hipper, tha në një konferencë për media se qëndrimi i Bashkimit Evropian BE për urën është i qartë.

“Ajo që kërkojmë, gjithashtu, është që Policia e Kosovës të garantojë sigurinë e të gjitha komuniteteve, në përputhje me parimet demokratike, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, në mënyrë që të gjithë të ndihen të sigurt”, deklaroi Hipper.

Që hapja e urës së Ibrit duhet të ketë parasysh të gjitha palët, ka thënë edhe një zyrtar i NATO’së. Ky i fundit, për Express, tha se e vendimi i mundshëm për rihapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për automjete duhet të adresojë nevojat e të gjithë komuniteteve në atë pjesë.

Ndryshe, për çështjen e Urës së Ibrit, gjatë një konferencë sot, Kurti paralajmëroi se do të takohet me komandantin e KFOR’it, Ozkan Ulutas, ku, pritej të diskutohej pikërisht kjo çështje. Megjithatë, pasditen e sotme, KFOR njoftoi se ky takim është anuluar, gjë për të cilën, si arsye janë ‘’rrethanat e paparashikuara’’.

Sa i përket qëndrimeve të palës serbe, ato vazhdojnë të bëjnë thirrje për mos hapje të urës. Madje, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, edhe sot, tha se këtë çështje do e diskutojë me shefin e NATO’s, Mark Rutte.

ibritkurtihapjen

Të ngjashme

Kurti: Pasditen e sotme takohem me Ulutashin për hapjen e Urës së Ibrit

Kurti: Pasditen e sotme takohem me Ulutashin për hapjen e Urës së Ibrit

10:54
Kurti: Armët po merren nga duart e kriminelëve serbë në veri

Kurti: Armët po merren nga duart e kriminelëve serbë në veri

13:21
Kurti prezanton projektin e banimit social: 37 milionë euro për 21 komuna

Kurti prezanton projektin e banimit social: 37 milionë euro për 21 komuna

11:08
Dënohet me 6 muaj burg personi që kanosi Kurtin

Dënohet me 6 muaj burg personi që kanosi Kurtin

10:29

Më shumë nga Lajme

  • 20:50Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës
  • 20:44Serbia po digjet – BE i dërgon helikopterët
  • 20:29Komandanti i Shtabit të NATO’s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, KFOR jep detaje
  • 20:18Vjen reagimi nga deputeti i Vetëvendosjes pasi Haradinaj tha se Thaçi duhet të bëhet president i vendit
  • 20:08Mitrovicë: Një e mitur dhunohet nga një vajzë, tjetra e incizon-Gjatë sulmit dëgjohet duke qarë me dënesë