Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë ndërmarrë veprime operative të suksesshme që kanë rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të lidhur me substanca narkotike.
Me datë 11 gusht 2025, në rrugën “Viljam Voker” në Prizren, është arrestuar i dyshuari me iniciale H.K. (1994) shtetas i Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollit të realizuar në dy lokacione me urdhër të prokurorit kompetent, në njërën nga lokacionet janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:
•Substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë totale 4 kg e 440 gram;
•Dy (2) peshore elektronike;
•Të holla (para) në vlerë prej 260 euro;
•Një (1) pajisje për vakumim të qeseve plastike;
•Një (1) motoçikletë PIAGGIO VESPA;