Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Anëtarja e Bundestagut gjerman kërkon dorëheqjen e Paunoviqit: Deklarata të tilla e dëmtojnë paqen në Ballkanin Perëndimor

GD
Gazeta Demos17 korrik 2026 në 20:43
Anëtarja e Bundestagut gjerman kërkon dorëheqjen e Paunoviqit: Deklarata të tilla e dëmtojnë paqen në Ballkanin Perëndimor

Deklarata e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, se nëse do të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998 do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën, ka shkaktuar reagime të ashpra edhe në arenën ndërkombëtare.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe Jasmina Hostert, anëtare e Bundestagut Gjerman për rrethin e Boblingenit, e cila e ka cilësuar të papranueshme një deklaratë të tillë dhe ka kërkuar përgjegjësi nga ministrja serbe.

Hostert ka thënë se Paunoviq ka pretenduar se do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998, duke vlerësuar se deklarata të tilla bien ndesh me vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut.

“Kjo deklaratë është e papranueshme. Kushdo që justifikon spastrimin etnik po tall viktimat e Luftës së Kosovës dhe po shkel të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare.

Në një qeveri demokratike nuk duhet të ketë hapësirë për deklarata të tilla; ato e dëmtojnë paqen në Ballkanin Perëndimor. Ministri duhet të japë dorëheqjen”, shkroi Hostert.

Më shumë nga Lajme

  • 21:43“S’duhet me qenë jurist për me i kuptu shkeljet”, Daka: Afati për konstituimin e Kuvendit ka kaluar
  • 21:33Fermerët investojnë në kulturën e lulediellit, synohet rritja e prodhimit vendor
  • 21:30Çmimet vazhdojnë të rriten në Kosovë: Inflacioni 6.5%, transporti shtrenjtohet 17.8%
  • 21:09Siguria Kibernetike: Shqipëria e para në botë, Rama i lumtur
  • 20:55DPHM: Korriku i këtij viti, muaj me temperatura dhe reshje mesatare