Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Paris Guri, në FRONTAL të T7 ka folur edhe për Agim Veliun dhe kthimin e tij të mundshëm në listën e LDK’së për deputet.
Guri ka thënë se nesër mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm dhe se emri i Veliut mund të propozohet vetëm nga Dega e Podujevës dhe sipas tij është në dorën e Degës atje nëse ndodh propozimi ose jo.
