Dorothy Shea, ambasadore amerikane në OKB pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka thënë se është koha të mbyllet misioni i UNMIK-ut .

Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se SHBA-të e konsiderojnë Kosovën si një partner të ngushtë strategjik.

“I nderuar që takova Presidenten e Kosovës. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kosovën si një partner të ngushtë strategjik dhe janë të përkushtuara fuqimisht për njohjen e saj të plotë brenda Kombeve të Bashkuara. Koha për të mbyllur UNMIK-un është tani”, ka shkruar ajo.