OSBE ka njoftuar se ambasadori Gerard McGurk është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm në detyrë të RTK’së, Hysen Hundozi me të cilin kanë biseduar për sfidat aktuale të RTK’së.
Ai ka thënë se ka theksuar nevojën urgjente për të zgjidhur situatën aktuale me RTK-në.
Si transmetues publik, RTK luan një rol jetësor në sigurimin që të gjitha komunitetet të kenë qasje në kohë në informacion të saktë dhe të paanshëm. Ngërçi aktual institucional kërcënon pavarësinë, vazhdimësinë e RTK-së dhe minon të drejtën themelore të publikut për informacion.”
McGurk shton se është e rëndësishme hartimi i një ligji për RTK’në.
