Asambleistja e PDK-së, Kaltrina Arifaj ka bërë të ditur se ka pranuar një koment kërcënues nga një person të cilin e identifikon si Besart Shaqiri.
Arifaj ka publikuar komentin, ku shkruhet: “Juve për së gjalli ju kisha v*rrë midis sheshit”, duke e cilësuar atë si kërcënim dhe jo thjesht si ofendim politik.
Ajo ka thënë se nuk frikësohet nga kërcënimet dhe se nuk do të heshtë përballë tyre.
“Unë do të vazhdoj të flas, të argumentoj, të kërkoj llogari, dhe të bëj rolin e opozitës çdoherë kur e kam me të drejtë”, ka deklaruar Arifaj.
Reagimi i saj:
“Juve per se gjalli ju kisha virr midis sheshit”
Ky është kërcënimi që mora sot nga ky person, Besart Shaqiri.
Ky koment nuk është thjesht një ofendim politik. Ai përmban edhe gjuhë kërcënuese, dhe kjo është shumë më serioze.
