Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ambasadori gjerman rikonfirmon gatishmërinë për mbështetje ndaj KPK-së

GD
Gazeta Demos7 prill 2026 në 21:27
Ambasadori gjerman rikonfirmon gatishmërinë për mbështetje ndaj KPK-së

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, së bashku me anëtarët Visar Krasniqi dhe Margarita Gjocaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi, Gashi e njoftoi ambasadorin Rudolph për zgjedhjen e tij në krye të KPK-së, si dhe për përbërjen e re të këtij institucioni. Ai theksoi se prioritetet kryesore mbeten rritja e transparencës dhe llogaridhënies, forcimi i integritetit institucional dhe avancimi i sistemit prokurorial në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.

Me këtë rast, Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj institucioneve të drejtësisë në Kosovë, veçanërisht ndaj sistemit prokurorial. Ai vlerësoi kontributin e Ambasada Gjermane në Kosovë përmes projekteve të realizuara në bashkëpunim me GIZ dhe IRZ.

Sipas tij, këto projekte kanë ndikuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e integritetit të prokurorëve, duke përfshirë trajnime të specializuara në fusha kyçe si hetimet penale, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

“Nga ana e tij, ambasadori Rudolph rikonfirmoi gatishmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen ndaj KPK-së dhe sistemit prokurorial, duke theksuar rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërinstitucional”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu thuhet se bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen, me fokus në projekte konkrete që synojnë rritjen e efikasitetit, transparencës dhe besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.

KPK

Më shumë nga Lajme

  • 19:31Vendimi në Hagë, EULEX-i paralajmëron gatishmëri për 16 shtatorin
  • 19:12Tërheqja e Sejdiut, vjen reagimi i Abdixhikut
  • 19:05"Ne si familje jemi krenar me gjithë të bëmat e tij gjatë luftës" , flet vëllai i '10-shit' të UÇK-së pak para vendimit
  • 18:56Hamza takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë integrimin e Kosovës dhe reformat
  • 18:56Policia forcon bashkëpunimin me SHBA-në në luftën kundër krimit transnacional