Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Ambasada gjermane: Deklarata e Vuçiqit për Ibrin, kontra-produktive

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 18:46
Ambasada gjermane: Deklarata e Vuçiqit për Ibrin, kontra-produktive

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka nxitur reagime të ashpra nga faktori vendor, por edhe ai ndërkombëtar, pas deklaratës së tij për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër.

Një zëdhënës i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, ka thënë se këto deklarata nuk janë në linjë me objektivin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Siç kemi deklaruar edhe më parë, Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj pavarësisë së Kosovës dhe integrimit të saj evropian. Për të bërë përparim në këtë rrugë, Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut. Deklaratat lidhur me ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër nuk e mbështesin këtë objektiv”, ka thënë për KLANIN një zëdhënës i Ambasadës.

I njëjti u ka bërë thirrje edhe një herë të gjithë aktorëve që të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet që pengojnë përparimin e normalizimit përmes dialogut.

Për këtë çështje ka reaguar edhe BE-ja, përmes zëdhënëses për çështjet e jashtme, Annita Hipper, e cila u pyet në një konferencë për media nëse deklaratat e kreut të shtetit serb dhe një veprim i mundshëm për ndryshimin e rrjedhës së lumit do të mund të ndikonin edhe në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Do ta nis me çështjen kryesore që kemi përpara, që janë deklaratat e bëra. Deklaratat, përfshirë ato për ndryshime të mundshme të rrjedhës së lumit dhe veprimet e mundshme, nuk e mbështesin objektivin për të pasur një marrëdhënie normale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes dialogut”, tha Hipper.

deklaratatdeklarataserbisë

Të ngjashme

“Deklarata fyese dhe denigrues kundër UÇK-së, nuk duhet me qenë ministre” – Buja i ashpër me Gërvallen

“Deklarata fyese dhe denigrues kundër UÇK-së, nuk duhet me qenë ministre” – Buja i ashpër me Gërvallen

19:19

Më shumë nga Lajme

  • 20:25Gruda: Mund të tërhiqemi nga kërkesat në Kushtetuese për ta kaluar ligjin për Specialen
  • 20:21Çitaku i reagon Kurtit: Aman, mos flisni për lartësinë e dënimit, s’kanë rëndësi vitet, por është kriminalizuar UÇK-ja
  • 20:21“Një tronditje, si në ditën që u zhdukën” – Vëllai i Salih Mëziut emocionon: Tani e dimë ku t’i gjejmë
  • 20:08Maqedonci në Slloveni, rikonfirmon orientimin strategjik të Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së
  • 19:45Arrestohet Vlora Hyseni