U.d. e Presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet e tyre të punës në vitin 2022.
Lidhur me këtë çështje, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës e garanton përfaqësimin e serbëve në institucionet e vendit.
Ambasada tutje në përgjigje thotë se presin nga Qeveria e Kosovës që të sigurojë që serbët të kenë mundësi të barabarta dhe që të kenë mundësi të marrin plotësisht pjesë në jetën politike dhe qytetare.
