Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ambasada e Kosovës në Washington: Trashëgimia e Engel do të mbetet e paharruar, ishte zë i fuqishëm për Kosovën

GD
Gazeta Demos10 prill 2026 në 21:50
Ambasada e Kosovës në Washington: Trashëgimia e Engel do të mbetet e paharruar, ishte zë i fuqishëm për Kosovën

Ambasada e Kosovës në Washington ka shprehur pikëllim të thellë për vdekjen e ish-kongresistit amerikan, Eliot Engel.

Në një postim, ambasada ka theksuar se Engel ka qëndruar pranë Kosovës jo vetëm si një anëtar i dalluar i Kongresit amerikan, por si një mik i vërtetë i vendit, i cili ka treguar kujdes të vazhdueshëm për popullin dhe të ardhmen e Kosovës.

Në postimin e ambasadës u tha se mbështetja dhe zëri i tij kanë qenë të rëndësishëm në momente vendimtare për Kosovën dhe do të mbeten të paharruara.

Në fund të reagimit theksohet se trashëgimia e tij do të kujtohet me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme.

Postimi i plotë:

Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Eliot Engel.

Ai qëndroi pranë Kosovës jo vetëm si një anëtar i dalluar i Kongresit, por si një mik i vërtetë që kujdesej për popullin tonë dhe të ardhmen tonë. Zëri dhe mbështetja e tij erdhën në momente kur ishin më të nevojshme dhe do të kujtohen gjithmonë.

I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.

Trashëgimia e tij do të kujtohet me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme.

Më shumë nga Lajme

  • 23:01Gjini: Kurti po ia qet faqen e zezë vendit
  • 22:51Maliqi: Deputetët t’i drejtohen Supremes për Kurtin e Haxhiun jo Kushtetueses, Prokuroria të hapë procedurë për krim kundër Republikës
  • 22:44Seanca e paralajmeruar per sonte- Lista Serbe vjen në Kuvend
  • 22:35Time Kadrijaj thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë
  • 22:31Kraki me një melodi muzikore në prapavijë flet për situatën politike: Gabim e kanë ata që mendojnë se afati përfundon sonte…