Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ambasada e Kosovës në Kroaci shpërndan ujë dhe pako ushqimore bashkatdhetarëve në pikën kufitare Bajakovo mes Kroacisë dhe Serbisë

GD
Gazeta Demos19 korrik 2026 në 19:21
Ambasada e Kosovës në Kroaci shpërndan ujë dhe pako ushqimore bashkatdhetarëve në pikën kufitare Bajakovo mes Kroacisë dhe Serbisë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci ka qenë sot pranë bashkatdhetarëve në Pikën Kufitare Bajakovo, ku ka shpërndarë ujë dhe pako ushqimore për udhëtarët që po prisnin të kalonin kufirin, për shkak të fluksit të shtuar gjatë sezonit veror.

Sipas Ambasadës, megjithëse kolonat e automjeteve janë të gjata, koha aktuale e pritjes për kalimin e kufirit është rreth 10 deri në 15 minuta. Në funksion janë tetë korsi hyrëse, ndërsa autoritetet kroate po punojnë për të siguruar një qarkullim sa më të shpejtë dhe efikas.

Ambasada pëe Dukagjinin bëri të ditur se kolonat janë kryesisht pasojë e zbatimit të Sistemit të Hyrje/Daljes (EES), i cili ka sjellë procedura të reja të kontrollit kufitar dhe ka ndikuar në ngadalësimin e përkohshëm të qarkullimit.

Po ashtu, Ambasada falënderoi Hakif Qenajn për dhurimin e pakove ushqimore të shpërndara për udhëtarët, duke e vlerësuar kontributin e tij si një akt solidariteti dhe kujdesi ndaj bashkatdhetarëve.

Ambasada e Kosovës theksoi se do të vazhdojë të monitorojë situatën në pikat kufitare dhe të ofrojë mbështetje për qytetarët sa herë që kjo të jetë e nevojshme, duke u uruar të gjithë bashkatdhetarëve një udhëtim të sigurt dhe të mbarë

Më shumë nga Lajme

  • 15:43Abdixhiku: Kemi kërkuar që Presidenti të propzohet nga LDK – nuk ramë dakord
  • 15:33Abdixhiku: Jemi shumë, shumë largë marrëveshjes më LVV-në
  • 15:19Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush
  • 14:47“Kam fol me ta pak minuta para aksidentit”, flet familjari i mërgimtarëve që vdiqën tragjikisht duke u kthyer nga Kosova
  • 14:33Isa Mustafa kritikon Kurtin: Po i bën presion opozitës dhe po tenton t’ia adresojë fajësinë