Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ambasada britanike uron FSK-në për medalje në “Cambrian Patrol”: Dëshmon profesionalizëm e përkushtim

GD
Gazeta Demos9 tetor 2025 në 17:49
Ambasada britanike uron FSK-në për medalje në “Cambrian Patrol”: Dëshmon profesionalizëm e përkushtim

Ambasada britanike në Kosovë ka uruar ekipin e FSK-së i cili është dekoruar me medaljen e argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar.

Ambasada ka thënë se ndihen krenarë që kanë mbështetur 14 pjesëtarët e FSK’së për pjesëmarrje në këtë ushtrim, i cili është ndër më të vështirit në botë.

“Me padurim presim që ata të sjellin përvojë të vlefshme dhe të vazhdojnë të forcojnë aftësitë mbrojtëse të Kosovës”, thuhet mes tjerash në reagim.

Po ashtu, shtohet edhe se, pjesëmarrja e FSK-së dëshmon profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre gjithnjë në rritje ndaj ekselencës.

Postimi:

Urime të mëdha për ekipin e FSK-së për fitimin e medaljes së argjendtë në garën prestigjioze Cambrian Patrol në Uells!

Jemi krenarë që kemi mbështetur 14 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në pjesëmarrjen e tyre në këtë ushtrim ushtarak ndër më të vështirat në botë. Me padurim presim që ata të sjellin përvojë të vlefshme dhe të vazhdojnë të forcojnë aftësitë mbrojtëse të Kosovës.

Ky aktivitet ndërkombëtar vë në provë qëndrueshmërinë, udhëheqjen dhe aftësitë taktike të pjesëmarrësve në kushte ekstreme. Pjesëmarrja e ekipit të FSK-së dëshmon profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre gjithnjë në rritje ndaj ekselencës, dhe jemi të entuziazmuar t’i shohim duke përfaqësuar Kosovën në një skenë kaq sfiduese ndërkombëtare.

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme