Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka shprehur pikëllim të thellë për vrasjen e Arlinda Zekaj, e cila u ishte drejtuar institucioneve të Kosovës për mbrojtje, nga frika se jeta e saj ishte në rrezik për shkak të dhunës në familje.
“Askush që ndërmerr hapin e guximshëm për të kërkuar ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Ambasada thekson se gratë që rrezikohen nga dhuna në shtëpi duhet të mbështeten për të gjetur sigurinë e nevojshme, duke e cilësuar këtë si çështje themelore të sigurisë.




