Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë filluar sot stërvitjen ushtarake bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Maqedonci bëri të ditur se kjo vjen vetëm pak ditë pasi 515 të rinj dhe të reja dhanë betimin solemn dhe iu bashkuan radhëve të FSK-së.
“Vetëm pak ditë pasi 515 të rinj dhe të reja dhanë betimin solemn dhe iu bashkuan radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, edhe 209 rekrutë të tjerë kanë filluar stërvitjen ushtarake bazë, gjatë së cilës do të zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme ushtarake për t’i vënë në shërbim të mbrojtjes së vendit”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
