Kandidati për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Kristal, ku bashkë diskutuan për sfidat dhe nevojat e komunitetit.
Berisha theksoi rëndësinë e angazhimit të qytetarëve në procesin e ndryshimeve, duke vlerësuar mobilizimin e tyre për një të ardhme më të mirë.
“Bashkë me banorët e lagjes Kristal, diskutuam dhe u mobilizuam për rikthimin e madh për Pejën tonë,” u shpreh ai.
