Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aleanca zgjedh Ardian Gjinin kryetar të ri, Haradinaj emërohet Kryetar Nderi

GD
Gazeta Demos24 maj 2026 në 21:56
Aleanca zgjedh Ardian Gjinin kryetar të ri, Haradinaj emërohet Kryetar Nderi

Gjatë punimeve të Kuvendit të X-të Zgjedhor të Aleancës, pas përmbylljes së pjesës solemne, delegatët votuan për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, Ardian Gjini, ku nga 461 delegatë, 453 votuan për, 2 kundër, 1 abstenoi dhe 5 vota ishin të pavlefshme.

AAK ka njoftuar se delegatët e Kuvendit kanë aprovuar ndryshimet statutare, përfshirë ndryshimin e emrit të partisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në “Aleanca”, zgjedhjen e Kryetarit të Nderit, z. Ramush Haradinaj, si dhe Këshillin e Nderit.

Po ashtu, u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm, me përbërje prej 106 anëtarësh. Përbërjes së Këshillit të Përgjithshëm do t’i shtohet edhe Kryesia e re pas konstituimit, si dhe përfaqësuesit nga diaspora që kanë marrë më së shumti vota në Kuvend.

“Me sot, Aleanca e përmbyll me sukses procesin e brendshëm zgjedhor, i nisur më 12 shkurt. Ky proces dëshmoi organizimin, unitetin dhe përkushtimin e strukturave tona në çdo nivel. Falënderojmë të gjitha strukturat, delegatët dhe anëtarët që dhanë kontributin e tyre gjatë këtij procesi.. Suksese kryetarit të ri, Ardian Gjini, dhe të gjithë të zgjedhurve në përgjegjësitë e reja, në shërbim të forcimit të Aleancës dhe angazhimit për Kosovën”, thuhet në njoftim

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 07:28Sot mot me diell e vranësira
  • 23:45Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin
  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar