Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Albulena Haxhiu i del në mbrojtje Fitore Pacollit: Ajo nuk është thjesht një politikane, është një grua që lufton çdo ditë me ndershmëri

GD
Gazeta Demos28 korrik 2025 në 20:00
Albulena Haxhiu i del në mbrojtje Fitore Pacollit: Ajo nuk është thjesht një politikane, është një grua që lufton çdo ditë me ndershmëri

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dalë në mbrojtje deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli për siç thotë ajo “sulme ndaj saj”.

Fitore Pacolli u përball me protesta qytetare duke kërkuar përgjegjësi për ndarjen e subvencioneve për familjarët e saj, përfshirë edhe burri i saj u raportua se mori 52 mijë përmes një OJQ-je.

E sipas Haxhiut, Pacolli po sulmohet sepse prej dy vitesh “denoncon interesa të ngushta”.

“Sulmet ndaj deputetes Fitore Pacolli nuk janë asgjë e re. Qysh prej dy vitesh, prej momentit që ajo ka guxuar të denoncojë interesa të ngushta dhe të padrejta, ajo është përballur me sulme të pandërprera. Edhe sot, përballë akuzave të pabaza dhe sulmeve brutale, ajo qëndron e fortë për diçka për të cilën nuk ka asnjë përgjegjësi, një fakt i thjeshtë që mund të provohet lehtësisht, dhe që e dinë mirë edhe ata që përhapin shpifje. Ata që njohin deputeten Fitore Pacolli e dinë mirë përkushtim e saj. Ajo nuk është thjesht një politikane, është një grua që lufton çdo ditë me guxim dhe ndershmëri, për t’u bërë zëri i atyre që shpesh nuk dëgjohen dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”.

“Sulmet e vazhdueshme ndaj saj janë të papranueshme dhe janë përpjekje të qarta për ta ndaluar dhe diskredituar përmes gënjeshtrave pa asnjë bazë. Por as deputetja Pacolli dhe as ne nuk do të heshtim. Nuk do të lejojmë që padrejtësia të fitojë mbi të vërtetën. Bëj thirrje për respekt, drejtësi dhe përgjegjësi. Të vendosim një fund për këtë valë shpifjesh dhe të mbrojmë atë që është e drejtë dhe e vërtetë sepse vetëm kështu mund të ndërtojmë një shoqëri të drejtë dhe demokratike”, ka thënë Haxhiu.

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka …
  • 23:00Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
  • 22:55Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës
  • 22:49Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media
  • 22:47Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë