Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Albin Kurti: Serbia kreu gjenocid ndaj shqiptarëve

GD
Gazeta Demos12 prill 2026 në 13:42
Albin Kurti: Serbia kreu gjenocid ndaj shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e masakrës në Lubizhdë të Hasit, duke rikujtuar krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi, Kurti shkruan se më 12 prill të vitit 1999, forcat e Batalionit të Dytë të Motorizuar 549 të ushtrisë jugosllave rrethuan zonën ku ishin strehuar banorët shqiptarë, duke i ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe duke i nënshtruar ata torturave dhe ekzekutimeve.

Ai rikujtoi dëshmitë e të mbijetuarve, të cilët kanë rrëfyer për barbarinë e ushtruar, përfshirë tortura, maltretime, dhunime, dëbime dhe shkatërrime pronash, duke e cilësuar këtë si krim shtetëror të Serbisë.

Sipas tij, gjatë mesit të prillit 1999, nga fushatat e spastrimit etnik dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, u vranë 40 civilë të paarmatosur, ndërsa 14 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë dëshmorë në mbrojtje të popullatës civile.

“Jetët e dhëna për çlirimin e Kosovës janë vlerë sublime në themelet e lirisë së popullit dhe shtetndërtimit të republikës sonë. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e atdheut!”, ka shkruar Kurti.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 14:58Çitaku pas takimit me Shiroka-Pulën: Është koha që unitetin për mbrojtjen e çlirimtarëve ta dëshmojmë me veprime konkrete
  • 14:52Lushtaku: Nesër pritet të vazhdohet seanca, besoj që do të votojmë Ligjin për Dhomat e Specializuara
  • 14:42Haziri pranë shtëpisë së Krasniqit: Kemi ardhur ta takojmë, do ta presim bacën Jakup
  • 14:38Disa plagë nga arma e zjarrit, Spitali jep detaje për 59-vjeçarin nga Suhareka
  • 14:15I dyshuari për vrasjen në Suharekë, ishte dëbuar nga Zvicra për vrasjen e gruas së tij