Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Alban Krasniqi akuzon diplomatët e huaj se po e marrin në mbrojtje për hesape të ngushta Listën Serbe

GD
Gazeta Demos1 shtator 2025 në 16:20
Alban Krasniqi akuzon diplomatët e huaj se po e marrin në mbrojtje për hesape të ngushta Listën Serbe

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi në mbledhjen e sotme ka akuzuar diplomatët perëndimore në vend, ndërsa kundërshtoi certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Krasniqi tha se “Gjykata Supreme vetëm i ka delegjitimu anëtarët e KQZ-së”, me vendimin se Lista Serbe duhet të certifikohet.

“Nuk mendoj që shteti duhet me ra në nivelin e këtyre presioneve”, tha ai, ndërsa përmendi “diplomatët e huaj”, që tha se po mundohen ta “legalizojnë” këtë parti.

Ai tha se Listës Serbe i dolën në mbrojtje diplomatët e huaj “për hesape të tyre të ngushta” dhe se certifikimi i Listës Serbe po i shkakton “dëm të madh” procesit zgjedhor të 12 tetorit.

“Dëm i rëndë për këto zgjedhje. Ky dëm do të reflektojë edhe në proceset zgjedhore në të cilat Lista Serbe pretendon të garojë”, tha Krasniqi.

“Aty nuk do të ketë demokraci ku garon Lista Serbe, e dinë ambasadorët e QUINT-it, vetë e kanë deklaru. Edhe ata janë duke u vënë në mbrojtje të organizatave kriminale për hesape të tyre politike të ngushta apo karrierës. Vendimmarrje e qëllimtë si rezultat i presioneve, as të ambasadoreve, do diplomatëve që sillen këndej, e shërbëtorëve që sillën poshtë e lartë”, tha ai.

Krasniqi e quajti “koordinim kriminal të organeve tona të drejtësisë” vendimin e Supremes për certifikimin e Listës Serbe.

“I mbuloftë turpi”, tha ai, duke shtuar se ata do të japin “përgjegjësi herdokur”.

Ai tha se Lista Serbe vazhdon të jetë një organizatë kriminale “me baza dhe përmasa të një organizimi terrorist”.

“Unë nuk mund ta pranoj si pjesë të sferës politike, jo gjykata Supreme por me u çu krejt këta gjyqtarë që janë të korruptuar, e ata prokurorë që gjysma po ashtu të korruptuar të më thonë se e vërteta është e kundërta apo edhe të vijnp ta dërgojnë dikë të nalidhin se pesë pare nuk i japim.”, tha ai.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë