Avokati kosovar Arianit Koci ka njoftuar se gjatë tri kalimeve të fundit në kufirin me Serbinë është ndaluar për verifikim shtesë, pa asnjë shpjegim, ku procedura zgjat nga 13 deri në 30 minuta. Ai thotë se ky kontroll i përsëritur ndodh edhe pse ka kaluar me veturë zyrtare të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe në prani të shefit të Zyrës.

Koci sqaron se ky veprim është i qëllimshëm dhe lidhet me rolin e tij në mbrojtjen ligjore të qytetarëve të Kosovës që dyshohen për krime të pretenduara lufte, si dhe me funksionin e tij si lidhje mes avokatit lokal dhe familjeve, duke siguruar komunikim të saktë dhe tejkalim të barrierave gjuhësore.

Ai e konsideron këtë presion institucional si tentativë për të kufizuar ushtrimin e profesionit të tij, por thekson se vepron gjithmonë në përputhje me ligjin dhe kërkon që çdo qytetar i Kosovës të trajtohet sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ligjeve vendore