Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Alarmon BIK-u: Janë demoluar me ekskavator varrezat dhe gurët e vjetër mbi 200 vjet të Perandorisë Osmane

GD
Gazeta Demos20 gusht 2025 në 14:45
Alarmon BIK-u: Janë demoluar me ekskavator varrezat dhe gurët e vjetër mbi 200 vjet të Perandorisë Osmane

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka reaguar me shqetësim të thellë pas lajmit se disa varreza të vjetra osmane në fshatin Rekë të Allagës, Komuna e Pejës, janë demoluar me ekskavator.

Sipas reagimit zyrtar të BIK-ut, incidenti ka ndodhur dje në lagjet Pecaj dhe Hokaj, ku janë dëmtuar varrezat dhe gurët mbivarrorë (nishanet), të cilat datojnë që nga periudha osmane dhe janë më shumë se 200 vjet të vjetra.

Reagimi i plotë:

Reagim publikMe shqetësim të thellë kemi marrë njoftimin nga banorët e fshatit Rekë të Allagës, të komunës së Pejës, se në lagjet Pecaj dhe Hokaj dje janë demoluar me ekskavator varrezat dhe gurët mbivarrorë (nishanet) të periudhës osmane, të vjetra mbi 200 vjet.

Pavarësisht motiveve, ky akt paraqet një vandalizëm të papranueshëm dhe të pariparueshëm, një sulm të drejtpërdrejtë ndaj kulturës dhe trashëgimisë sonë shekullore.

Përveç dëmit material dhe shpirtëror, ky veprim synon të nxisë tensione ndërfetare dhe të cenojë harmoninë tradicionale që ka karakterizuar kombin dhe shoqërinë tonë ndër breza.Veprime të tilla vandale bien ndesh me vlerat themelore të shoqërisë sonë dhe përfaqësojnë mendësi që prodhon urrejtje, mosdurim dhe përçarje.

Atakimi i varrezave dhe gurëve mbivarrorë është në thelb sulm ndaj kujtesës sonë historike, ndaj gjyshërve e të parëve tanë, ndaj vlerave që kanë ndërtuar identitetin tonë kombëtar dhe shtetëror.Autorët e këtij akti të ulët veprojnë si instrumente të agjendave anti-shqiptare dhe anti-kosovare, të cilat nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe të civilizuar.Kërkojmë me urgjencë nga institucionet kompetente – komunale, regjionale dhe qendrore – përfshirë Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore, Policinë dhe Prokurorinë, që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbrojtjen e trashëgimisë sonë historike.Po ashtu, kërkojmë që gurët mbivarrorë të rikthehen në vendin e tyre të mëparshëm dhe të restaurohen sipas standardeve të trashëgimisë kulturore, ndërsa autorët e këtij akti të dalin sa më parë para drejtësisë.Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

BIK

Më shumë nga Lajme

  • 11:50Theren me thikë dy persona në Pejë, të dyshuarit në kërkim të Policisë
  • 11:49Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ
  • 11:39Rekord lëvizjesh në jug të Shqipërisë, mbi 300 mijë udhëtarë kaluan pikat kufitare në korrik
  • 11:19727 forca operacionale në terren për menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në Shqipëri
  • 11:07Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës