Momente ankthi për një familje në Prizren, pasi një grua e moshuar që vuan nga sëmundja e harresës u raportua e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se familjarët e S. I., rreth 70-vjeçare fillimisht kishin nisur kërkimet vetë, duke pyetur fqinjët dhe personat përreth, por pa arritur të siguronin ndonjë informacion për vendndodhjen e saj.
Pasi kërkimet rezultuan të pasuksesshme, djali i saj, N. I, e raportoi rastin në Polici, duke bërë të ditur se nëna e tij ishte larguar nga shtëpia dhe se vuan nga probleme me kujtesën.
Menjëherë pas raportimit, rasti u trajtua si “ Person i zhdukur ” dhe u aktivizuan njësitë policore për lokalizimin e saj.
