Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve në Kosovë që të rrisin nivelin e kujdesit dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e punëtorëve, pas paralajmërimeve për mot të paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim.
Apeli vjen duke u bazuar në njoftimin publik të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të datës 21 korrik 2026, i cili paralajmëron kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Inspektorati thekson se punëdhënësit, veçanërisht ata që operojnë në sektorët me rrezikshmëri të lartë, duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.
