Një alarm për bombë është raportuar dje në “Aeroportin Ndërkombëtar “Ademi Jashari” në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur raporti 24-orëshi i Policisë, ku thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, ku kanë kontrolluar gjithë vendin por nuk është hasur asgjë e dyshimtë.
“Me konsultim të prokurorit rasti inicohet si me lartë ”, thuhet në PK.
