Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Akuzat për presion e diskriminim ndaj serbëve, Policia e Kosovës i reagon Eparkisë Rashkë: Pretendime të pabaza që s’pasqyrojnë realitetin

GD
Gazeta Demos17 korrik 2026 në 19:42
Akuzat për presion e diskriminim ndaj serbëve, Policia e Kosovës i reagon Eparkisë Rashkë: Pretendime të pabaza që s’pasqyrojnë realitetin

Policia e Kosovës ka reaguar me qëllim të informimit të drejtë, profesional dhe të paanshëm të opinionit publik, duke hedhur poshtë si të pabazuara pretendimet e publikuara në komunikatën e Eparkisë Rashkë-Prizren, ku thuhej se Policia e Kosovës zhvillon një politikë institucionale të presionit, diskriminimit apo frikësimit ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb dhe Kishës Ortodokse Serbe (KOS).

Siç deklaron PK-ja, pretendime të tilla nuk mbështeten në fakte, teksa gjithashtu thuhet se të njëjtat nuk pasqyrojnë realitetin e veprimtarisë së Policisë së Kosovës dhe krijojnë një perceptim të rremë mbi mandatin, përbërjen dhe mënyrën e funksionimit të institucionit.

“Policia e Kosovës është institucion kushtetues dhe profesional, i themeluar mbi parimet e shtetit demokratik dhe sundimit të ligjit. Në përbërjen e saj shërbejnë zyrtarë policorë nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Republikën e Kosovës, përfshirë komunitetin serb, të cilët ushtrojnë detyrën mbi bazën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit për Policinë, Kodit të Etikës Policore dhe standardeve evropiane të zbatimit të ligjit. Vetë përbërja shumetnike e Policisë së Kosovës, mekanizmat e mbikëqyrjes civile dhe institucionale, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë, përjashtojnë çdo pretendim se Policia e Kosovës vepron mbi baza etnike, fetare apo politike”, thuhet në reagim.

Për më shumë se një dekadë, Policia e Kosovës ka garantuar zhvillimin e sigurt të qindra ceremonive fetare, pelegrinazheve dhe aktiviteteve të Kishës Ortodokse Serbe në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Çdo vit hartohen dhe zbatohen plane operative të detajuara për sigurimin e këtyre aktiviteteve, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, KFOR-in dhe institucionet tjera relevante. Ky bashkëpunim shumëvjeçar përbën dëshmi konkrete të përkushtimit institucional të Policisë së Kosovës për garantimin e ushtrimit të lirë të besimit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve fetare. Edhe ceremonia e 28 qershorit 2026 në Gazimestan është zhvilluar mbi bazën e një plani të posaçëm operacional të hartuar nga Policia e Kosovës. Ceremonia është zhvilluar pa ndërhyrje dhe pa pengesa nga Policia e Kosovës. Veprimet policore të ndërmarra pas përfundimit të ceremonisë nuk kanë qenë të drejtuara ndaj besimtarëve, identitetit serb apo riteve fetare.

Masat policore janë ndërmarrë vetëm ndaj personave për të cilët kanë ekzistuar dyshime të arsyeshme për sjellje që përbënin elemente të nxitjes së urrejtjes, provokimit ose cenimit të rendit publik. Vendimet për gjoba, dëbim apo ndalim hyrjeje nuk janë marrë nga Policia e Kosovës, por nga organet kompetente administrative dhe gjyqësore bazuar në dëshmitë për secilin rast veç e veç”, thuhet gjithashtu në reagim.

PK gjithashtu dha detaje edhe për rastin një rast në një fshat të Podujevës, i cili u përmend në komunikatën e lartëcekur.

“Po ashtu në komunikatën e Eparkisë, përmendet një rast në një fshat të Podujevës. Lidhur me këtë rast më 21.05.2025, policia ka iniciuar rastin ‘Nxitje e përçarjes dhe mos durimit’. Të gjitha veprimet lidhur me rastin janë marrë në koordinim me organet e drejtësisë. Prokurorja e rastit me aktvendim të dyshuarit i liron në procedurë të rregullt dhe udhëzon vazhdimin e hetimeve në koordinim me institucionet përkatëse rreth pretendimeve se kujt i përket pronësia e kishës.

Sa i përket rasteve që lidhen me motive të mundeshe ndëretnike, këto raste trajtohen në vazhdimësi me paanshmëri e profesionalizëm. Rastet e tilla ndër vite kanë ardhur duke rënë, kështu në vitin 2023 janë evidentuar 31 raste, në vitin 2024 janë evidentuar 25 raste, në vitin 2025 janë evidentuar 5 raste”, deklaron PK.

Në fund, Policia e Kosovës tha se do të vazhdojë të ofrojë siguri për të gjitha komunitetet pa dallim, të ofrojë siguri për objektet e TKF-së dhe fton qytetarët që ashtu si deri më tani, të bashkëpunojnë me Policinë në mënyrë që të ruhet e rritet siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 08:25Nis asfaltimi në rrugën “Ilir Konushevci” tek Xhamia e Llapit
  • 08:25Kjo është gjendja në të gjitha pikat kufitare të Kosovës
  • 08:14Gjini: Kurti nuk ka pikë ndjeshmërie për qytetarin e Kosovës
  • 07:56Temperatura të larta sot në Kosovë, pritet të shkojnë deri në 38°C
  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan