Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aktori kosovar, pjesë e listës së VV-së për deputet

GD
Gazeta Demos13 maj 2026 në 09:48
Aktori kosovar, pjesë e listës së VV-së për deputet

Aktori kosovar, Armend Baloku ka njoftuar se është bërë pjesë e listës së VV-së dhe do të jetë kandidat për deputet.

Baloku ka shkruar se do të mbajë numrin 59 në listën e VV-së.

Ai ka thënë se fokusi i tij do të jetë në kontributi për artin dhe kulturën.

Njoftimi i plotë:

Miq të dashur,

Po ju njoftoj shkurt dhe drejtpërdrejt se kam vendosur t’i përgjigjem me PO ftesës së Kryeministrit Albin Kurti për t’iu bashkuar rrugëtimit të tij politik, duke kandiduar për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në këto zgjedhje me numer 59. Jeta ime ka qenë e lidhur ngushtë me artin dhe kulturën që nga fëmijëria. Pikërisht në këtë fushë besoj se mund dhe duhet të jap kontributin tim, sepse kultura është shpirt i një shoqërie dhe themel i zhvillimit të saj.

Me përkushtim dhe vullnet të sinqertë, dua ta vendos veten në shërbim të Kosovës, duke dhënë energjinë, përvojën dhe dashurinë time për vendin, në mënyrë që shteti ynë të vazhdojë të ecë përpara dhe të zhvillohet edhe më shumë.

Do të mundohem të bart me nder çdo vlerë dhe porosi që kam marrë nga familja ime e gjerë Baloku nga Peja, nga ana e babait, si dhe nga familja Lajçi nga Rugova, nga ana e nënës, vlera të cilat dua t’i vendos në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.

Me sinqeritet dhe angazhim të vërtetë, do të jem përfaqësues i zërit tuaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Dua të jem zëri i qytetarëve, zëri i njerëzve të zakonshëm, zëri i atyre që duan një Kosovë me integritet. Pres mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim. Ju jap Besën

VV

Më shumë nga Lajme

  • 21:14Lushaku-Sadriu: E thërrasim LVV-në ta konstituojmë sonte Kuvendin
  • 21:00​Murati-opozitës për seancën konstitutive: Çka kanë sot?
  • 20:50Sadiku: Qumështi Vita qenka pa vaj palme dhe pa pluhur, turp, askush s’guxoi ta mbrojë kompaninë!
  • 20:47Andin Hoti në stilin e VV-së e shkruan një postim plot akuza për partitë e tjera, Blerta Deliu i komenton: A je ti?
  • 20:43Si erdhi deri te aksidenti tragjik në Gjermani, ku vdiqën baba, djali dhe nipi