Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për dhunim, dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

GD
Gazeta Demos17 korrik 2026 në 14:23
Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për dhunim, dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet Xh.Sh., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Dhunimi”, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Departamenti për Krime të Rënda dyshon se i pandehuri, më 22 dhe 23 shkurt 2026 , në Pejë, në cilësinë e bashkëshortit të viktimës, përmes përdorimit të forcës dhe kanosjes, e ka detyruar atë të kryejë veprime seksuale pa pëlqimin e saj.

Në aktakuzë thuhet gjithashtu se i pandehuri, gjatë një periudhe të caktuar kohore, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke cenuar sigurinë dhe mirëqenien e saj brenda marrëdhënies familjare.

Po ashtu, ai akuzohet se ka mbajtur në mënyrë të paautorizuar armë zjarri, municion dhe mjete të tjera, të cilat, sipas Prokurorisë, janë sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë veprimeve hetimore.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës kompetente që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri Xh.Sh. të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale për të cilat akuzohet.

Më shumë nga Lajme

  • 20:55Si e vlerësoni vendimin e Gjykatës Speciale? Gërvalla ka një përgjigje
  • 20:34Haxhiu: Me guximin e Policisë së Kosovës dështoi plani për shkëputjen e veriut
  • 20:33Kurti: Rënia e Afrim Bunjakut e skalit atë si figurë të ruajtjes së sovranitetit dhe sundimit të ligjit
  • 20:26Kuvendi i Kosovës: Kryesia mblidhet të premten pa PDK-në
  • 20:11A do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Speciales? Kjo është përgjigjja e Kurtit