Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksioni te familja Gërbeshi në Vushtrri: Prokuroria kërkon paraburgim për katër të arrestuarit

GD
Gazeta Demos22 shtator 2025 në 15:30
Aksioni te familja Gërbeshi në Vushtrri: Prokuroria kërkon paraburgim për katër të arrestuarit

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për katër personat e arrestuar në operacionin në Vushtrri, të cilit ishin anëtarë të familjes Gërbeshi.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë operacionit, të dyshuarve u janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të shkurta, 352 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë, dy palë dylbi, shtatë telefona celularë, një shkop druri, një palë dorëza, një thikë, dokumente të ndryshme, një pasaportë, një patentë shofer, një USB, një llaptop, një palë patike dhe një çelës motori.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri caktimin e paraburgimit për të pandehurit me iniciale Rr.G., A.G., dhe E.G., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale veprës penale “Detyrimi”, si dhe për personin me iniciale K.G., për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“.

“Të katër (4) të pandehurit janë arrestuar ditën e djeshme, datë 21 shtator, në një operacion të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me ç`rast janë kontrolluar lokacione në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe në qytetin e Vushtrrisë”. Të pandehurit, me vendim të prokurorit, gjenden në ndalim 48 orësh, ndërkaq seanca për caktimin e masës së paraburgimit do të mbahet në Gjykatën Themelore Mitrovicë – Dega Vushtrri”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë.

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme