Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksion në Deçan, pesë persona ndalohen për bixhoz të paligjshëm

GD
Gazeta Demos22 gusht 2026 në 12:35
Aksion në Deçan, pesë persona ndalohen për bixhoz të paligjshëm

Pesë persona janë arrestuar dhe ndaluar në Deçan, nën dyshimin se kanë organizuar skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

Aksioni është ndërmarrë mbrëmë nga Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Stacionin Policor në Deçan.

 “Gjatë kontrollit të lokalit ku dyshohet se zhvillohej kjo veprimtari, janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht prova materiale që dyshohet se kanë shërbyer për zhvillimin e kësaj veprimtarie, përfshirë letra/karta të lojës, pesë (5) telefona mobilë, si dhe para të gatshme në shumën prej 1,615 (një mijë e gjashtëqind e pesëmbëdhjetë) euro”, thotë Prokuroria.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, pesë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, përfshirë kërkesën për caktimin e masës së sigurimit ndaj të dyshuarve.

 “Me urdhër të prokurorit të shtetit, pesë personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor, prokurori i rastit do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, përfshirë parashtrimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit ndaj të dyshuarve, sipas dispozitave ligjore në fuqi. Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe dukurive të kundërligjshme, si dhe në ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj të gjithë personave që dyshohet se përfshihen në veprimtari të tilla”, thotë Prokuroria

pesëdeçanprokuroria

Të ngjashme

Prokuroria kërkon paraburgim për Gani Gecin, seanca dëgjimore mbahet sot

Prokuroria kërkon paraburgim për Gani Gecin, seanca dëgjimore mbahet sot

11:52

Më shumë nga Lajme

  • 15:11Prijës të NATO-s, KFOR-it e Policisë së Kosovës vizitojnë veriun e vendit
  • 14:40“Kur janë ndeshjet në Konferencë Ligë?” – “Profa” i VV-së flet në Kuvend me ChatGPT
  • 14:26Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!
  • 14:25Rama paralajmëron: Kosova në prag të humbjes së “Lojërave Mesdhetare 2030”
  • 13:55Nagavci: Deri në javën tjetër funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së