Si rezultat, janë identifikuar gjithsej 631 persona, përfshirë 314 shtetas të huaj. Janë mbyllur 30 lokale për shkelje administrative.
Janë iniciuar 10 raste për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve, me 10 të arrestuara (5 shtetase të huaja) dhe janë identifikuar 15 fëmijë lëmoshkërkues.
Po ashtu, janë hetuar 7 raste të prostitucionit, ku janë arrestuar 14 persona, përfshirë shtetas nga Kolumbia, Venezuela, Brazili dhe Turqia. Të arrestuarve iu është shqiptuar dënim me gjobë dhe masë dëbimi për tre vjet.