Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksion i Prokurorisë Speciale në “Eko Regjioni”, dy zyrtarë të arrestuar

GD
Gazeta Demos26 janar 2026 në 10:04
Aksion i Prokurorisë Speciale në “Eko Regjioni”, dy zyrtarë të arrestuar

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të hënën në mëngjes janë arrestuar A.G dhe R.Z, nën dyshimet për përfshirje në vepra të rënda penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe prokurimin publik.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari A.G po hetohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 1, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal.

Ndërkohë, R.Z dyshohet për “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik”, nga neni 415 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të KPRK-së.

Në kuadër të këtij rasti, hetuesit policorë kanë zhvilluar bastisje në disa lokacione në Prizren dhe Ferizaj, përfshirë ambientet e ndërmarrjes publike “Eko Regjioni”, si dhe hapësirat e një subjekti privat.

Prokuroria Speciale bën të ditur se urdhri për kontroll është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për parregullsi në një aktivitet tenderimi.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, përfshirë një pushkë automatike AK-47, si dhe para të gatshme.

Më shumë nga Lajme

  • 23:22Predikuesi fetar nga Bosnja, Elvedin Peziq, shoqërohet nga Policia e Kosovës
  • 23:21Peci: Kam ankth ta them, por Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy
  • 23:06Moti për të premten
  • 22:57Behrami: S’e nxjerrim Kurtin nga zyret, ai mund të dënohet për shkelje ligji
  • 22:56Deliu-Kodra: Qeveria e dorëhequr po merr vendime, kjo e çon Kosovën drejt anarkisë totale